Ahmeti: Lavdi jetës dhe veprës së Daut Zeqirit dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Përmes akademisë përkujtimore sot kujtuam veprimtarinë e bujshme kombëtare të një atdhetari, që gjithë jetën kontriboi për lirinë e trojeve tona, për të cilin ndihem shumë krenar jo vetëm unë por edhe gjithë ata që e njohën.
Sot bëhen 1 vit që kur na la fizikisht Dauti, por jo edhe veprimtaria e tij e kauzës kombëtare të cilën e filloi nga vitet e 80-ta.
Si pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare të kombit do ta përcjellim brez pas brezi kujtimin për të si shembulli më i mirë i atdhedashurisë.
Lavdi jetës dhe veprës së Daut Zeqirit dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të!