Rajoni

Ambasada britanike mesazh shqiptarëve: Mos rrezikoni me gomone, mund të humbisni jetën

Shpërndaje

Largimet masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomone, tashmë janë bërë pamje të zakonshme për t’u parë dhe tema shumë të diskutuara. Ambasada britanike në Tiranë ka bërë thirrje shqiptarëve, kryesisht të rinjve të mos tentojnë largimin drejt Britanisë së Bashkuar përmes gomoneve pasi kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, apelon ambasada britanike përmes një postimi në Facebook.

Britania e Madhe ka prezantuar planin e masave kundër emigranteve në një kohë kur i gjithë debati është fokusuar tek shqiptarët që shkojnë në Angli në mënyrë ilegale përmes kanalit të La Manshit për të kërkuar azil.

Për të frenuar emigrantë e paligjshëm për herë të parë Britania e Madhe ka rënë dakord me qeverinë shqiptare që të vendos oficerë të Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës për të ndaluar emigrimin e paligjshëm.