Arrestimi i djalit të “El Chapos” shkakton kaos në Meksikë! Vriten 10 ushtarë dhe 19 anëtarë të kartelit të Sinaloa-s
Arrestimi i djalit të “El Chapos”, Ovidio Guzman-Lopez, ka shkaktuar kaos në qytetin Culiacan në Meksikë gjatë orëve të fundit.
Anëtarë të bandave kriminale kanë pushtuar rrugët, duke shkatërruar çdo gjë dhe duke i vendosur zjarrin automjeteve.
29 persona kanë mbetur të vrarë gjatë këtyre trazirave, 10 ushtarë meksikanë dhe 19 anëtarë të bandave. Kjo për shkak se këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë dhe ushtrisë.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur 35 ushtarë, ndërsa janë arrestuar 21 persona të përfshirë në kartelin që drejtohej nga djali i “El Chapos”.
Guzman Lopez, i njohur me nofkën “The Mouse” (Miu), u arrestua një ditë më parë në qytetin e Culiacan e më pas u dërgua në Mexico City ku do të burgoset.
Ai akuzohet se drejton një fraksion të kartelit Sinaloa, një prej organizatave kriminale më të mëdha për trafikun e drogës.
Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, aktualisht është burgosur në SHBA ku po vuan dënim të përjetshëm pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Gjyqi i tij zbuloi disa nga detajet brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë.
Operacioni i mbikqyrjes gjashtëmujore për kapjen e Guzmán-López pati mbështetjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, tha Sandoval.
Në dhjetor, SHBA vendosi një shpërblim deri në 5 milionë dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij që gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup.
Operacioni, i cili filloi në agim në Culiacán, në shtetin Sinaloa, në veri-perëndim të Meksikës, shkaktoi një valë dhune nga anëtarët e armatosur të kartelit.
Lajmi i plotë: KËTU