SportTop Lajme

E pabesueshme! Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit, kombëtarja gjermane i nënshtrohet kontrolleve të rrepta në SHBA

Shpërndaje

Pamje të publikuara nga mbërritja e kombëtares së Gjermanisë në SHBA kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku lojtarët janë parë duke iu nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë menjëherë pas zbritjes nga avioni.

Sipas pamjeve, skuadra gjermane, e njohur si “Panzerat”, është kontrolluar në pistë në kuadër të një protokolli sigurie të quajtur “Elite Team Logistics”, që aplikohet për fluturimet charter që nuk kalojnë nëpër terminale VIP.

Lojtarët janë parë duke kaluar verifikime të detajuara, përfshirë kontroll me detektor dore dhe kontrolle fizike të pajisjeve personale, ndërsa procesi është zhvilluar në kushte të ekspozuara ndaj temperaturave të larta dhe mbi karrige plastike të vendosura në pistë.

Në pamje shihen edhe lojtarë të njohur të skuadrës, mes tyre Jamal Musiala dhe portieri Manuel Neuer, të cilët i janë nënshtruar procedurave të kontrollit si pjesa tjetër e ekipit.

Megjithëse bëhet fjalë për një procedurë standarde doganore dhe sigurie, pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke nxitur debat dhe ironi për mënyrën se si u trajtua një nga kombëtaret më të njohura të futbollit.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar shtesë lidhur me procedurën, ndërsa videoja vijon të shpërndahet gjerësisht online.