Maqedoni

AShMAA: Kovaçevski duhet të përmbahet nga shprehja e qëndrimeve personale në media

Shpërndaje

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, reagon ashpër ndaj etiketimit të politikës redaktuese të medieve të caktuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe thekson se bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve personale, subjektive që cenojnë lirinë e medieve.

“Mbajtësit e funksioneve publike duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë dhe peshën e çdo fjale të shprehur publikisht. Në vend që të përdorin narrativë që diskreditojnë dhe bëjnë presion mbi mediet, ato duhet të jenë shembull i sjelljes së përgjegjshme dhe profesionale. Në të njëjtën kohë, Agjencia rikujton se roli i medieve është të informojë dhe hapë çështje që janë subjekt i interesit publik, prandaj të gjithë aktorët relevantë në vend duhet të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar një mjedis të favorshëm për forcimin e lirisë së medies dhe pavarësia editoriale”, thonë nga AShMAA.