“Shi dhe borë”, ja çfarë moti e pret Maqedoninë ditëve në vijim

Shpërndaje

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit dhe një sërë valësh të lagështa ajri, vijon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme në disa vende dhe deri të shtunën pritet të bien mbi 50 l/m2. Të enjten reshjet lokale do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruar me bubullima. Deri të enjten do të fryjë erë e përforcuar dhe herë pas here e fortë (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugor, e cila do të shkaktojë mot të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Të premten dhe gjatë fundjavës pritet ftohje e ndjeshme dhe reshjet e shiut gradualisht do të kalojnë në borë edhe në zonat e ulëta. Në pjesët malore do të formohet shtresë më e lartë e dëborës, ndërsa më e vogël pritet edhe në disa vende më të ulëta.