Brenda mega-jahtit katërkatësh së Saddam Hussein që kurrë nuk u përdor

Shpërndaje

Brenda jahtit të diktatorit irakian, shihet shtrati gjigant, perdet e pampukta dhe tualeti me elemente të lara në flori. Madje brenda kësaj anije ka një hapësirë të dedikuar për berberin personal, kurse jahti ka shumë dhoma të shpërndara në katër katet.

Zëvendësdrejtori i muzeut të Basra, më herët pati deklaruar se “jahti është një mundësi për gjeneratat e ardhshme për të parë sesi ka jetuar diktatori”. Pavarësisht se u ndërtua enkas për të, Saddam Husseini kurrë nuk u fut në të dhe as që kishte lundruar me derisa ishte në pushtet.

Ajo u ndërtua ngas një kompani në Danimarkë në vitin 1980. Gjithçka brenda saj ishte punuar me kërkesë të autoriteteve irakiane.

Kujtojmë që Saddami ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 2003, dhe pas tri viteve është varur nën akuzat për krime kundër njerëzimit.