Deputeti i VV-së: Lista Serbe është organizatë terroriste
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Lista Serbe është organizatë terroriste dhe kriminale.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti ia ka mbyllur bandave rrugët e kontrabandës.
“Lista Serbe është organizatë terroriste dhe kriminale për shkak të veprimeve të tyre të vazhdueshme”, ka thënë Rexhaj.
Në Dpt te Fidani në T7 ai është pyetur se pse Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e shpall Lista Serbe organizatë terroriste.
“Janë disa kompetenca të Qeverisë, për shembull ne nuk e kontrollojmë Policinë, ne e shohim strategjinë si e shohim sigurinë kombëtare”, ka thënë ai.
Rexhaj po ashtu ka deklaruar se ish-polici serb, Dejan Pantiq mund edhe të ikë për në Beograd.
Po ashtu ka shprehur një mori kritikash për sistemin e drejtësisë që e ndryshoi vendimin për ish-policin Pantiq.