Tronditet Velipoja, vr.iten me ar.më zjarri 4 persona, 2 të pla.gosur

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në plazhin e Velipojës.

Mësohet se 4 persona janë vr*arë me ar*më zjarri, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të pla*gosur. Detajet e kësaj ngjarje tejet të rëndë janë ende të paqarta.

Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të ar*mës së zjarrit.

Vik*timat janë identifikuar si shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç. Si dhe janë pla*gosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e ar*matosur.

VIDEO

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të ar*mës së zjarrit kanë mbetur të vr*arë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë pla*gosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e ar*matosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.