Këto janë anëtarët e Kryesisë së ASh-së

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët mbajti sot mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror pas Kongresit të jashtëzakonshëm të 24 dhjetorit, ku u debatua për situatën politike në vend dhe u kompletua pjesa më e madhe e strukturave qendrore të partisë për 4 vitet e ardhshme, njoftojnë nga kjo parti.

“Kuvendarët u pajtuan se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimeve kushtetuese dhe se çdo zgjidhje tjetër është rrezikim i paqes, sigurisë dhe i stabilitet në rajon dhe në Evropë. Ndërsa Evropa nuk ka qenë kurrë më e trazuar që nga lufta e dytë botërore, pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tensionimit të situatës në rajon, Maqedonia e Veriut është vend i sigurt dhe me perspektivë nën ombrellën e NATO-s. Aleanca për Shqiptarët është e vendosur për të ankoruar vendin përfundimisht me Perëndimin. Çdo gjë tjetër na çon drejt të panjohurës dhe një spirale pafund pasigurie”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Më tej në njoftimin e ASH-së, thuhet se me propozim të Arben Taravarit si kryetar partie dhe në konsultim me degët, Kuvendi ka miratuar 29 anëtarë të Kryesisë së partisë, përcjell Klan Macedonia.

Lista e plotë:
1. Krenar Lloga
2. Isen Shabani
3. Bujare Abazi
4. Ilire Dauti
5. Elmi Aziri
6. Bedri Ajdari
7. Bekim Pocesta
8. Suzana Paçuku
9. Abdulla Saliu
10. Elfete Ismaili
11. Ferdi Shabani
12. Rijad Shaqiri
13. Syrija Rashiti
14. Premtime Zylalli
15. Naime Islami
16. Halil Snopçe
17. Besim Memedi
18. Afërdita Hamza Mislimi
19. Adnan Neziri
20. Vjollcë Berisha
21. Agron Rustemi
22. Mislim Zendeli
23. Albon Xhemaili
24. Sadik Sulejmani
25. Artina Qazimi
26. Argjend Gurra
27. Nazim Taipi
28. Halit Ferati
29. Nexhmedin Sadiku

Kryesia e ASH-së, siç njoftohet, do të plotësohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit më anëtarë shtesë.