“Krejt dhe drejt”, Bekim Haxhiu ironizon: Pantiqi në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar vendimet e fundit teksa ka ironizuar me Qeverinë Kurti.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook thotë se, ish-polici Dejan Pantiq iu caktua masa për arrest shtëpiak, ndërsa pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj iu caktua masa e arrestit me burg.
“Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak. Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.#Krejt dhe drejt#Barazi dhe drejtësi”, shkruan Haxhiu.
Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për Azem Kurtajn, i cili dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë.