Suedia thotë se s’mund të përmbushë të gjitha kërkesat e bëra nga Turqia për aplikim në NATO

Shpërndaje

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ka thënë se ka besim se Turqia do të miratojë aplikimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO, por tha se Stokholmi nuk mund të përmbushë disa nga kushtet e Ankarasë.

“Turqia konfirmon se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, por ajo gjithashtu thotë se ajo dëshiron gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t’u japim atyre,” tha kryeministri suedez, shkruan Al Jazeera.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022, që synon të kapërcejë kundërshtimet për anëtarësimin e tyre në NATO.