Rajoni

Mehaj në Mitrovicë bashkë me forcat e FSK-së: Situata me vërshimet është nën kontrol

Shpërndaje

Për shkak të gjendjes së rënduar si rezultat i vërshimeve në disa rajone të Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në Mitrovicë bashkë me forcat e FSK-së.

Mehaj ka thënë se po u dalin në ndihmë qytetarëve, duke shtuar se në terren e ka takuar edhe kryetarin e komunës, Bedri Hamza me të cilin kanë diskutuar për koordinimin e veprimeve.

“Situata me vërshime në vendin tonë është nën kontrolll, me gjithë vështirësitë në terren ushtarët tanë me sukses po iu dalin në ndihmë qytetarëve tanë. Tani gjindem në Mitrovicë, u takuam me kryetarin e komunës, z. Bedri Hamza me të cilin diskutuam për masat që duhet të ndërmarrim, lajme të mira nga terreni ku niveli i ujit po bie dhe gjendja po qetësohet”, ka njoftuar Mehaj.

Ai ka thënë se forcat e ushtrisë janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë.

“Gjithashtu, forcat tona janë në ndihmë dhe dispozicion të qytetarëve në Skenderaj, Istog dhe Klinë, gjithashtu e njoftova kryetarin e Komunës së Junikut që në rast nevoje jemi në gatishmëri të plotë. Ushtria jonë është këtu për ju!”, ka thënë në fund ai.