Pamje kur politikani danez djeg një kopje të Kuranit në Stockholm, rriten tensionet Turqi-Suedi (Video)

Shpërndaje

Turqia ka dënuar djegien e një kopje të Kuranit gjatë një proteste në Suedi, duke e përshkruar atë si një “akt të ndyrë”, ndërsa vendimin e qeverisë për të lejuar vazhdimin e kësaj proteste e ka cilësuar “plotësisht të papranueshëm”.

Protesta e mbajtur dhe dënimi nga ana e Turqisë, vjen në një kohë të rritjes së tensionit diplomatik midis dy vendeve.

Gjatë protestës, Rasmus Paludan, një politikan nga partia daneze e ekstremit të djathtë Stram Kurs (Hard Line), dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stockholm.

E ndërsa myslimanët e konsiderojnë Kuranin fjalën e shenjtë të Zotit dhe e shohin çdo dëmtim të qëllimshëm apo shfaqje të mosrespektimit ndaj tij si thellësisht ofenduese, ministria e Punëve të Jashtme turke lëshoi një deklaratë duke denoncuar aktin, i cili tha se ndodhi pavarësisht “paralajmërimeve të përsëritura”.

“Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili synon myslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e ‘lirisë së shprehjes’ është krejtësisht e papranueshme”, – thuhej në deklaratë.

Suedia / Suedia jep leje për protestën ku do të digjet Kurani, Turqia ia anulon vizitën ministrit suedez
Më tej, në deklaratë shtohej se, djegia e Kuranit ishte një shembull tjetër i shkallës “alarmante” në të cilën islamofobia, racizmi dhe diskriminimi kishte arritur në Evropë dhe i bëri thirrje qeverisë suedeze të marrë “masat e nevojshme”.

Për shkak të lejimit të kësja proteste, Turqia më herët ka anuluar edhe një vizitë të ministrit suedez të Mbrojtjes, Pal Jonson për në Turqi, duke thënë se udhëtimi kishte “humbur rëndësinë dhe kuptimin e tij”.

Ku udhëtim ishte planifikuar me shpresë se do të ndihmonte në largimin e kundërshtimeve të Ankarasë për anëtarësimin e vendit skandinav në NATO.

Kujtojmë se për të lejuar anëtarësim si të Suedisë ashtu edhe Finlandës, Turqia ka kërkuar lëshime politike, duke përfshirë dëbimin e kritikëve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan si dhe kurdëve, që vendi i sheh si terroristë.

Në kryeqytetin suedez, veç protestave kundër, u mbajtën edhe protesta në mbështetje të Turqisë.

Kujtojmë se, edhe një javë më parë demonstruesit në Stokholm varën një figurë të Presidentit Erdogan nga një shtyllë llambash në atë që kryeministri suedez tha se ishte një përpjekje për të sabotuar aplikimin e Suedisë për NATO-n.