Përmbaruesi për 5 mijë euro i mori shtëpinë, vdes gruaja nga Manastiri

Shpërndaje

Tulay Nuredinova Mustafa nga Manastiri, të cilës ia morën shtëpinë për një borxh prej 5000 eurosh, sot na la shumë shpejt, u largua për në përjetësi, kështu njofton në rrjetet sociale një qytetare dhe mikeshë e saj.

Ajo më tha se përmbaruesi i ka marrë edhe rrobat, nuk ka fjetur me vite me një barrë të rëndë në shpirt.

Ajo ka raportuar në Avokatin e Popullit, në Prokurorinë Publike, ka qenë vazhdimisht e pranishme në të gjitha protestat tona, ka qenë në bisedë edhe me autoritetet në Ministri. Kërkoi drejtësi, ishte luftëtare, trimëreshë e paparë, mbeti e pastrehë, por mbeti me dinjitetin e një ylli të shndritshëm. Qoftë rruga juaj e ndritur Tulay. Ne do të vazhdojmë të luftojmë pa frymë për drejtësi, ka shënuar kështu mikesha e saj.