RajoniTop Lajme

Telefonata zbulon se ri-regjistrimi i veturave me targa KM po bëhet në veri

Shpërndaje

Transmetuesi publik ka hulumtuar ri-regjistrimin e veturave me targa ilegale të akronimeve të qyteteve të Kosovës.

Në bazë të këtij hulumtimi, del se serbët ende kanë mundësi t’i regjistrojnë makinat me targa të tilla në pjesën veriore, ani pse në Bruksel palët u morën vesh që Kosova të mos shqiptojë gjoba, ndërsa Serbia të mos lëshojë targa ilegale.

Ndryshe duket të jetë situata në Rashkë.

Atje thonë se nuk mund të ri-regjistrohen makinat me targa KM ngase kanë urdhër që të mos lëshojnë të tilla.

Edhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, po e akuzon Serbinë se ka shkelur darkordimin e arritur në nëntor në Bruksel.

Ndërsa, BE ka thënë edhe sot se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

RTK ka kontaktuar me telefon me një qendër të kontrollimit teknik në Mitrovicën e Veriut.

RTK: Mirëdita, më ka skaduar regjistrimi i veturës, a mund ta vazhdoj?

AJO: Po, me rregullore të re.

RTK: A mundem në targa KM?

AJO: PO, PO!

RTK: Çka më duhet prej dokumenteve?

AJO: Polica e vjetër, letërnjoftimi dhe vetura.

RTK: A mund ta regjistroj në Mitrovicë?

AJO: PO, PO.

RTK: Faleminderit.

Ky ishte një komunikim i RTK-së me një punëtore të një qendre të kontrollimit teknik në veri të Mitrovicës.

Nga komunikimi, ajo çka kuptohet është se qytetarët që kanë makina me targa ilegale serbe KM dhe të tjera, mund t’i riregjistrojnë ato akoma në veri.

Krejt çka duhet nga dokumentet është polica e vjetër e sigurimit, letërnjoftimi dhe vetura.

Megjithatë, situatë ndryshe paraqitet në qytetin e Rashkës.