Vendimi i Apelit për Gucatin e Haradinajn më 2 shkurt
Paneli i Gjykatës së Apelit do ta bëjë shpalljen e aktgjykimit për çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt më 2 shkurt.
Bëhet e ditur se kjo seancë do të nisë nga ora 14:00, pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, shkruan Zeri.info.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.
Gucati e Haradinaj po akuzoheshin për për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.