ASh: Reformimi i Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror është inperativ, të fillojmë ndryshimet

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të listës nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë, ku u panë emrat e fëmijëve të gjykatësve dhe politikanëve. Nga kjo parti thonë se kjo listë edhe një herë dëshmon atë që vazhdimisht e kemi alarmuar si subjekt politik dhe sot jemi përkushtuar për ta ndryshuar urgjentisht përmes zgjidhjeve sistemore.

“Zhvillimet e fundit vetëm se konfirmojnë nevojën për realizimin e përcaktimeve tona për reforma në sistemin e gjyqësorit dhe prokurorisë, ligjin për veting, reformimin e Akademisë si imperativ, rritjen e transparencës, si dhe ndryshime të tjera që do të mbajnë politikën larg drejtësisë dhe drejtësinë do ta rikthejnë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.
Periudhën në vijim ky do të jetë ndër prioritetet e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa ftojmë edhe faktorët e tjerë shoqërorë e politik që të përkushtohemi seriozisht dhe me vendosmëri deri në pavarësimin e plotë të sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në reagimin e ASh-së.