Çohen në këmbë funksionarët e BDI-së në Çair kundër Visar Ganiut
Funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair dhe figura kredibile nga kjo degë janë distancuar nga deklarata e djeshme ofenduese e kryetarit të komunës Çair Visar Ganiu kundër zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi në lidhje me çerdhën në ndërtim në Çair me mjete buxhetore nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut.
Ardian Muça nënkryetar, Rami Qerimi sekretar gjeneral i degës, Avdylselam Selami sekretar organizativ i degës dhe funksionarë të lartë të degës sinIlmi Selami, Shaip Zendeli, Omer Bunjaku, Enver Bardhi komandant i UÇK, dhe shumë të tjerë denoncuan ofendimin e Ganiut ndaj Grubit duke postuar lajmin e dhjetorit të vitit 2020 kur Ganiu thurrte lavde ndaj Qeverisë dhe bashkë me Grubin vendosi gurthemelin e çerdhes në vlerë prej 2 milion euro.
“Më 25 dhjetor 2020, Zëvendës Kryeministri Grubi, Ministrja e punëa dhe politikëa sociale Shahpaska dhe Kryetari i komunës Çair Ganiu vendosën gurthemelin e çerdhes më të madhe në shtet me hapësira të përgjithshme të ndërtimit: 3150 m2, Vlera e projektit: 2 milion Euro dhe kapacitet hapësinor: 350 fëmije me gjithsej 21 kabinete.
Asokohe, kryetari komunës Ganiu deklaroi: Faleminderoj përfaqësuesit e QEVERISË për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti.
Bashkë e fituam komunën, bashkë i bëmë sallat e shkollat, ujësjellësat e kanalizimet, rrugët e sheshet, çerdhet e spitalet, jo të ndarë dhe jo me sulme ndaj njëri tjetrit.
Vetëm bashkë jemi më të fortë.
Bashkë për ”shkruan kundërshtarët e Ganiut në postimet e tyre bashkë me forografi nga Gabiu dhe Grubi bashkarisht duke vënë gurthemel më 25 dhjetor 2020.
Asokohe, Ganiu deklaroi: Faleminderoj përfaqësuesit e qeverisë për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti.
Ndërsa mbrëmë, Ganiu shkroi: Mjaft më e gënjeve popullin o Artan Grubi. Si nuk po të vjen turp. Vendimi për ndërtimin e Çerdhes në Çair u soll nga qeverisja e kaluar e JO nga ti, të gjitha procedurat, të gjitha lejet, vendimet për përzgjedhjen e operatorëve, mjetet u siguruan nga qeverisja e kaluar kur tjetër kush ishte ministër dhe JO nga ti Artan Grubi. Mos u lavdëro për një punë që ti nuk e ke bërë e as qeveria aktuale. Ti nuk ke asnjë meritë për ndërtimin e Çerdhes më të madhe në Çair, ashtu siç të bëmë vërejtje edhe në mbledhjen e Kryesisë qendrore të BDI-së ku edhe aty tentove ti përvetësosh meritat për ndërtimin e kësaj çerdhe. Në ÇAIRIN me 62.000 banorë qeveria ku po bën pjesë ti bashkë me shokët e tu ministra, për këto 3 vite që jeni ju në ekzekutiv, nuk ka investuar as 1 milionë euro të plota. Po a aq vlejnë për ju banorët e Çairit, a aq i doni i respektoni bashkëqytetarët tanë. Të paktën mos na manipuloni e mos na gënjeni më me investime që të tjerë ministra dhe të tjera qeveri i kanë bërë. E ju dilni e na jepni llogari, e tregoni popullit publikisht se sa para keni investuar për ata dhe konkretisht për Çairin. Ndërsa ti Artan Grubi vetëm si MYSAFIR I IMPONUAR ke marrë pjesë në vendosjen e gurë-themelit të Çerdhes më të madhe në Çair. E ditët në vijim nëse paraqitet nevoja do ta dëshmojë edhe me dokumente rolin tëndë që është barazi me zero për ndërtimin e kësaj çerdhe në Çair.”