Gazetarja turke citon Kurtin: Beogradi ende i sheh Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme

Shpërndaje

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic ka bërë të ditur se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e cila do të transmetohet gjatë pasdites së nesërme

“…por kurrë nuk do të lejojë krijimin e një Republika Srpska tjetër dhe beson se Beogradi ende i sheh Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme”.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e televizionit turk TRT, Nasifa Latic, se ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë, e cila do të transmetohet gjatë pasdites të së shtunës.

Gjithashtu gazetarja ka shpalosur disa prej deklaratave të Kurtit, i cili, sipas saj, ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovë

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar Latic në Twitter.