Dhuna ndaj Petraq Milos/ Abazoviq: Janë marrë masa, nuk u respektua radha në kufi
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka reaguar menjëherë pas publikimit të pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj zyrtarit Petraq Milo, nga forcat malazeze në kufi.
Sipas kreut të qeverisë malazeze, masat ndaj punonjësve të policisë janë marrë që nga momenti kur ka dalë videoja ndërsa është shprehur se nuk është respektuar radha.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, ka thënë Abazoviç.
Profesor Petraq Milo teksa ka qenë duke pritur në radhë me automjet me familjen e tij, për të kaluar kufirin me Shqipërinë më 15 janar, është keqtrajtuar nga policia malazeze, video e cila është bërë publike nga mediat malazeze.
Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se ka nisur hetimet, ndërsa ka sqaruar se të gjithë efektivët që kanë qenë të pranishëm në ngjarje janë identifikuar dhedy prej tyre janë vënë para përgjegjësisë.