Nesër shqyrtohet heqja e maskës në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Përderisa shumë shtete i kanë lehtësuar masat, duke larguar mbajtjen e maskave në të hapur dhe në të mbyllur, në Maqedoninë e Veriut kjo nuk ka ndodhur.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se për heqjen eventuale të masës për mbajtjen e maskave do të flitet nesër në takimin e ekspertëve shëndetësor.

“Largimi i maskave dhe se a do të ketë lehtësim të masave tjera, tani nuk mund të ju them, ju e dini se nesër ka mbledhje Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe në bazë të analizave të javës së kaluar dhe si rezultat i rezultateve përfundimtare nga analiza serologjike, ne do të veprojmë në të ardhmen, tani nuk mund të them a do të hiqen ose jo”, tha Sali, transmeton TV21.