Përsëri shtrenjtohen derivatet, këtë herë për 1,5 denarë

Shpërndaje

Derivatet prej mbrëmë në mesnatë shtrenjtohen për 1,5 denarë për një litër, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,93 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 84 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 86, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 75,5 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i Esktra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për një denar dhe do të kushtojë 74,5 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 1,249 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 48,17 denarë.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-së i potencojnë çmimet e rritura referente të derivateve të naftës në tregun botëror gjatë shtatë ditëve të kaluara dhe atë mesatarisht për 2,711 për qind te benzina dhe për 1,997 për qind te dizeli, si dhe për 0,496 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.