Nevzat Bejta nga ‘Grupi i Zjarri’: Grubi është teneqe, s’matet me karat (Video)

Shpërndaje

Nevzat Bejta nga Grupi i Musës në një intervistë për Alsat ka theksuar se Artan Grubi është teneqe, dhe se s’matet me karat.

Në pyetjen e gazetares se sa karat është Artan Grubi, a është 24 Karat, Nevzat Bejta tha që Artan Grubi hynë në metalet që smaten me karat siç është hekuri e teneqja etj.

“Artan Grubi nuk matet me karatet që maten metalet, por është në një metal që nuk ka karat, siç është hekuri, teneqja etj” theksoi Nevzat Bejta.

Biseda e plote:
Nevzat Bejta ka lëshuar akuza të rënda ndaj subjektit të cilit i takon, si dhe ndaj bashkëpartiakëve të tij, kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi.

Ai ka akuzuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se nga viti 2017 e këndej është në koalicion me Arben Taravarin, ndërsa për zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë – Artan Grubi ka thënë se nuk matet me karat, pasi që siç ka thënë ai, me karat maten veç metalet.

“Sa i takon bashkëpunimit me Arben Taravarin, bashkëpunimi ka qenë që në vitin 2017 ka qenë bashkëpunim i fshehtë dhe koordinator ka qenë Talat Xhaferi. Si pasojë e asaj që dolëm ne atëherë ato u mobilizuan dhe krijuan strukturat e veta për të më eliminuar mua nga Gostivari dhe i ndihmuan Arben Taravarit në koalicion. Meqë z. Ahmeti tha se nuk e jep Grubin, unë dua të parashtroj pyetjen duke përdorur një shprehje tuajën, sa karat është Artan Grubi, a është 24 karat? Nuk maten me karatët e metaleve që maten me karate, është një metal që nuk ka karat dhe të kishte karat do ishte mirë atëherë nuk do bënte përçarjen në BDI. E që nuk kanë karate janë hekuri teneqja, ato me karate janë metale të mira”, ka deklaruar Bejta në programin “200” në Tv Alsat.