Bota

Erdogan: Në mars fillon ndërtimi i 30 000 shtëpive

Shpërndaje

Turqia do të fillojë menjëherë në mars ndërtimin e 30 000 shtëpive, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

”Ekspertët në mbarë botën tërmetet e javës së kaluar i kanë përshkruar si një dukuri e jashtëzakonshme natyrore. Me konsensusin e të gjithë ekspertëve në botë, tërmetet në Kahramanmaras konsiderohen si një fenomen natyror i jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre dhe për faktin që ata ndodhën njëri pas tjetrit”, tha ai, pas takimit të kabinetit në Ankara me Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

”Këto tërmete të njëpasnjëshme lëshuan energji të barabartë me qindra bomba atomike. Rreth 13 000 të plagosur po marrin trajtim në spitale. Turqia do të vazhdojë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit derisa i mbijetuari i fundit të tërhiqet nga ndërtesat e shembura”, shtoi Erdogan.

”Turqia do të fillojë menjëherë ndërtimin e 30 000 shtëpive në fillim të muajit të ardhshëm”, theksoi presidenti turk.