BotaTop Lajme

Gjeofizikani: Dy tërmetet e fuqishme në Turqi nuk janë një fenomen i zakonshëm

Shpërndaje

Profesori i Gjeofizikës në Kolegjin Imperial në Londër, Saskia Goes thekson se tërmetet e fuqishme që tronditën Turqinë nuk janë një fenomen i zakonshëm. Vendi u trondit mëngjesin e së hënës nga tërmeti me magnitudë 7.7, shoqëruar disa orë më pas me një tjetër goditje të fortë 7.6.

Në një intervistë me TRT ëorld, Goes shpjegoi se tërmetet normalisht shkaktojnë shumë pasgoditje me magnitudë më të vogël, megjithatë, tërmeti i së hënës shkaktoi një tërmet me pothuajse të njëjtën fuqi. Sipas Goes, niveli i lartë i shkatërrimeve ndodhi për shkak se tërmeti ishte relativisht i cekët.

Tërmeti i parë me magnitudë 7,7 ballë ndodhi përgjatë çarjes lindore të Anadollit. Zyrtari i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) Orhan Tatar tha të shtunën se tërmeti me magnitudë 7.7 bëri një efekt dhe lëshoi ​​energji aq të fuqishme sa 500 bomba atomike.

“E barabartë me 500 bomba atomike”

Goes thotë se tërmeti i vitit 1939 në Turqi, i cili goditi provincën lindore të Erzincanit, i bëri tërmetet e ardhshme më të mundshme. “Ai shkaktoi një sekuencë të tërë tërmetesh më të mëdha midis 1939 dhe 1999, duke migruar drejt perëndimit përgjatë zonës së çarjes,” thotë Goes për TRT World.

Zyrtari i AFAD-it, Orhan Tatar tha se tërmeti i parë me magnitudë 7.7 ballë ka zgjatur 65 sekonda, ndërsa tërmeti i dytë ka qenë 45 sekonda. Tërmetet goditën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 qytete duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa./abcnews.al