Grubi: Ditë historike, nuk ka më asnjë pengesë, po fillojmë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe drejtori i konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering, Paolo Orsini nënshkruan sot dokumentin vendimtar për realizimin e projektit më madh infrastrukturor në vend, Korridorit 8 dhe 10D.
Zëvendëskryeministri i parë – Artan Grubi me ketë rast theksoi se sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veroit, po fillojmë ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.
“Sot jam shumë i lumtur dhe mezi e kemi pritur këtë ditë bashkë me drejtorin Rustemi sepse kemi një vit e gjysmë që e kemi pritur këtë ditë dhe sot po e mbyllim përfundimisht me nënshkrimin ceremonial të kontratës me konsulenti dhe mbikëqyrësin e përzgjedhur IRD për ndërtimin e korridorit 8 dhe korridorit 10d. Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi, veçanërisht kryeministrin për të gjithë mbështetjen, komitetin drejtues për këto projekte, ministrin e Transporteve, por veçanërisht drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”dhe të gjithë ekipin e tij, për të gjithë bashkëpunimin dhe mbështetja ka ardhur deri në ditët e sotme. Sot është vërtet një ditë historike për Maqedoninë e Veriut, siç tha kryeministri, ne po fillojmë ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Republikës së pavarur të Maqedonisë, i cili do të jetë shumë domethënës për të gjithë qytetarët tanë, për ekonominë tonë dhe për lidhje rajonale”, tha Artan Grubi – zëvndëskryeministri i parë i Qeverisë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Dëshiroj, tha më tej në fjalën e tij Grubi, t’u uroj punë të suksesshme dhe t’ju njoftoj juve dhe mediave, por edhe konsulentit të përzgjedhur se nesër në orën 11:30 në Qeveri kemi thirrur mbledhjen e komitetit drejtues ku do të merret vendimi për fillimin e negociatat mes konsulentit të përzgjedhur dhe mbikëqyrjes së IRD-së dhe konsorciumit Bechtel dhe Enka, që do të ndërtojnë dy korridoret 8 dhe 10d.