Grubi priti në takim Artemis Malon: Rruga e përbashkët e integrimit të kurorëzohet në familjen e madhe europiane

Shpërndaje

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim Zëvendës ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipëris, znj. Artemis Malo.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të mirëprisja sot në takim Zëvendësministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Artemisa Malo dhe Ambasadorin z. Fatos Reka.

Rruga e përbashkët europiane e vendeve tona, ecuria e realizimit të projekteve të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror si Korridori 8, vendkalimet e përbashkëta kufitare, Porti i Thatë në Strugë dhe të gjitha 21 marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen ndërqeveritare ishin në fokusin e bashkëbisedimit tonë.

Potencuam rëndësinë e stabilitetit rajonal, ruajtjes së kompaktësisë proeuropiane, mbështetjen e plotë ndaj politikave të zhvillimit të ndërsjelltë të vendeve tona, rëndësinë e zgjidhjes përfundimtare të kontestit të vendit tonë me Bullgarinë dhe të kontestit të Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes së ndërsjelltë.