Ish-kampioni i boksit, Wladimir Klitschko publikon video duke vozitur tankun Leopard 2

Shpërndaje

Ish-boksieri ukrainas dhe njëherësh kampioni i botës në peshën e rëndë, Wladimir Klitschko ka publikuar një video duke vozitur tanket Leopard 2 në Ukrainë.

Polonia njoftoi dje se ka dorëzuar në Ukrainë tanket e shumëkërkuara të tipit Leopard 2, për të cilën licencën e mban Gjermania.

“24 shkurt, një vit më vonë. Nuk e mendoja kurrë një vit më parë se do të vozisja këtë ‘mace’. Një vit lufte në Ukrainë, një vit vuajtjeje dhe një vit për ta bërë vullnetin tonë më të fortë se kurrë, sikurse ky tank”, tha Klitschko përmes një videoje.

“Faleminderit Gjermani! Faleminderit botë e lirë, për gjithçka që bëni për neve ukrainasit. Lavdi Ukrainës, lavdi heronjve”, shtoi ai.