Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Demir: Avioni “Hürjet” ndezi motorin e tij
Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir tha avioni jet trajnues dhe sulmuesi i lehtë “Hürjet” ka ndezur motorin e tij dhe se tani radhën e ka fluturimi, transmeton Anadolu.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Demir dha informacion lidhur me zhvillimin e fundit të avionit “Hürjet”.
“Nën udhëheqjen e fuqishme të presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, punimet tona si industri turke e mbrojtjes vazhdojnë me të gjithë shpejtësinë e saj në 100-vjetorin e Republikës tonë. ‘Hürjet’ ndezi motorin e tij. Tani radhën e ka fluturimi”, tha ai.