Kryeparlamentari Talat Xhaferi takon kryeministrin sloven, Robert Gollob
Në takimin me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Robert Gollob, u përqendruam në bashkëpunimin ekonomik bilateral dhe theksuam se ekziston potencial për avancim të tij të mëtejshëm, duke marrë parasysh faktin se Sllovenia është ndër investuesit të parë më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, që kontribuojnë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e atyre ekzistuese, duke e pasur parasysh problemin e derdhjes së forcës së punës që dukshëm shprehet në rajonin tonë.
Në takimin me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar e përshëndeta nismën e Sllovenisë në kuadër të procesit Bërdo-Brioni për vënien e theksit te të rinjtë dhe te integrimi dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë rajonal, si parakusht për tejkalimin e nacionalizmit, paragjykimeve dhe populizmit. U pajtuam se çështja e zgjerimit duhet të mbahet lartë në agjendën e BE-së, sidomos perspektiva e Ballkanit Perëndimor si vendim i rëndësishëm strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe ardhmërinë e Unionit.
E shfrytëzova takimin me koordinatorët e partive politike në Slloveni për të përshëndetur vendimin që studentët tanë të studiojnë nën kushte të njëjta me studentët sllovenë, sepse në këtë mënyrë ato kanë mundësi për të fituar arsim universitar në vend anëtar të BE-së ndërsa diturinë ta zbatojnë në atdheun e vet. Theksova se veçanërisht më gëzon që politikanë me prejardhje maqedonase si deputetja në Parlament – Sandra Gazinkovski, ministrja e Digjitalizimit – Emilija Stojmenova Duh dhe eurodeputetja – Irena Joveva, në mënyrë plotësuese kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve.