Kthehen nga Turqia shpëtimtarët e ekipit të NJTKZ

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot shpëtimtarët e ekipit të Njësisë Territoriale kundër Zjarrit të Tetovës, të cilët dje u kthyen nga Turqia, duke i vlerësuar si heronj.

Njoftimi nga KASAMI:

Kisha nderin që sot të mirëpres në një takim falenderues shpëtimtarët e ekipit të Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti, të cilët dje u kthyen nga Turqia.

Personalisht i falënderova në emrin e gjithë qytetarëve për ndihmën dhe kontributin e dhënë në shpëtimin e njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

NJTKZ me gjithë angazhimin dhe profesionalizmin e tyre ka bërë krenar çdo qytetar të vendit.

Ndjehemi krenar me çdo zjarrfikës të NJTKZ, pasi ata po bëjnë punë fisnike duke u kujdesur për gjithë banorët e qytetit.

Urojmë që fatkeqësitë e tilla të mos përsëriten kurrë!