Kurti: Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme
Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me votimin e sotshëm, hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Postimi i plotë nga Kurti:
Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme
Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë.
Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre.
Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi.