Pamje/ Presidenti i Ukrainës duartrokitet nga të gjithë liderët e BE në Bruksel, përveç një kryeministri

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit me duartrokitje në Bruksel këtë të enjten, nga pothuajse të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian.

I vetmi që nuk iu “gëzua” vizitës së Zelenskyt ishte presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, që u filmua duke mos duartrokitur në momentin kur presidenti ukrainas po i afrohej zyrtarëve evropianë.

Orban gjendej pranë shpinës së Zelenskyt, ndërsa të gjithë më pas bënë fotografi të përbashkët.

Vizita e 9 shkurtit në Bruksel ishte e fundit në turneun e papritur të Zelenskyt në Evropë, prej ku ai kërkoi më shumë armë ndaj agresionit rus.

Hungaria ka kërkuar ditë më parë heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Sipas presidentit Orban, çmimet e energjisë dhe të inflacionit do të bien përgjysmë nëse Rusia “lirohet” nga sanksionet.