Kurti pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, pasi takimi ka qenë i mbyllur.Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në mëngjes u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në Zyren e Presidencës.