Nuk do të lejojmë që Levica dhe VMRO-DPMNE-ja ta shkatërrojë shtetin, prandaj hyn ASH-ja në Qeveri – tha Kovaçevski

Shpërndaje

Që të parandalohet shkatërrimi i shtetit si në të kaluarën dhe të realizohen projektet e premtuara, ne po e rrisim shumicën parlamentare me Aleancën për Shqiptarët, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit.

“Levica dhe VMRO-DPMNE-ja po tentojnë ta shkatërrojnë shtetin si në të kaluarën. Për këtë po e rrisim shumicën parlamentare. Formojmë Qeveri të re, më stabile, më të suksesshme, me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët dhe me zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, që të mundemi që të punojmë atë çfarë e kemi premtuar”, tha Kovaçevski, raporton TV21.

Kjo siç tha do të mundësojë që nga marsi të rritet paga minimale dhe pensionet.