Rajoni

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiqit, raporton EBS, transmeton Zeri.info.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

EBS-ja, shërbimi i informacionit televiziv i Bashkimit Evropian tashmë ka paralajmëruar se shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, do të japë një deklaratë për shtyp.Kjo lidhet me takimin e sotëm trelatareal mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe ndërmjetësve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajaçk.

Ende nuk dihet se në çfarë kohe saktësisht do të dalë në konferencë diplomati spanjoll.Megjithatë, Borrell ka thënë se shpreson në qasjen konstruktive të të dyja palëve për planin e BE-së rreth normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.