LAJMI I FUNDIT/ Vuçiq flet pas takimit: Insistova për asociacionin por Kurti refuzoi

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi treplaësh në Bruksel, raporton AlbaZone Media.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq para mediave ka thënë se ishte takim i vështirë dhe se takimi ka mbetur në situatë të paqartë.

Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.

“Ishte një takim i vështirë. Do të takohemi sërish me delegacionin kosovar. Më falni se nuk di të flas shqip. Do të takohemi sërish”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Kurti ka refuzuar marrëveshjen, teksa ka thënë se shpreson që të gjendet një zgjidhje për të dyja palët.

“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.