Bashkë me Klintonin vjen edhe një personalitet shumë i rëndësishëm për Kosovën (VIDEO)

Shpërndaje

Bashkë me Bill Clinton edhe Madeliene Albright arrin në Kosovë

Përveç ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.

Clinton dhe Albright, arritën para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Dy miqtë e mirë të Kosovës, erdhën në Kosovë me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s.

Clinton dhe Albright, janë pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

VIDEO