Ish-komandanti i UÇK, Sami Lushtaku ndalohet nga Gjykata Speciale në Kosovë!

Shpërndaje

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku është ndaluar nga Policia e Gjykatës Speciale dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Lajmi u konfirmua edhe familjarë të tij, të cilët thane se nuk e dinë arsyen e ndalimit, raporton RTK.

Lushtaku u la i lirë pasi u mor në pyetje nga EULEX. Ndërkohë avokati i tij, Artan Çerkini, ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ka konfiskuar telefonin e Hajredin Kuçit.

Sami Lushtaku del nga zyrat e EULEX-it, i konfiskohet telefoni

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku para pak momentesh ka dalë nga zyrat e EULEX-it, ku ishte duke u intervistuar.

Avokati i tij Artan Qerkini bëri me dije se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest,

Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Përndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.