Osmani: Kryetarët në katër komunat veriore të marrin mandatin brenda afatit ligjor dhe të fillojnë punën

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklarim për media ka thënë kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore duhet të marrin mandatin brenda afatit ligjor.

Osmani ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore janë mbajtur pas dorëheqjes së ish kryetarëve, transmeton Telegrafi.

“Siç e dini zgjedhjet janë mbajtur për shkak se Kushtetuta jonë dhe legjislacioni në fuqi kërkon që të mbahen zgjedhjet sa herë që një kryetar komune jep dorëheqje. Ajo që e ka krijuar këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish kryetarëve të komunave veriore.

Në këtë situatë ne kemi pasur obligime kushtetuese dhe ligjore dhe institucionet e sigurisë kanë bërë çmos që dita e zgjedhjeve të shkojë pa asnjë problem. Bojkoti i qytetarëve serb atje nuk ka qenë vullnetar ka qenë bojkot i detyruar i cili është nxitur nga Vuçiqi në Serbi dhe është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës, të cilët vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhur dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”, u shpreh ajo.