Pamje nga vendi i ngjarjes ku shpërtheu bombola e gazit në Kçiq të Madh të Mitrovicës

Shpërndaje

Mbi dhjetë persona janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Të lënduarit menjëherë janë sjellur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të djegieve që kanë pësuar nga zjarri.

Nga të lënduarit katër janë duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.

Kështu ka bërë të ditur doktoresha Agreta Gashi nga Klinika Intensive.

“Në mjekim intensiv qendror janë duke u trajtuar katër pacientë. Gjendja e tyre është e rëndë pasi që kanë djegie në përqindje më të madhe”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ndërkaq në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar 8 pacientë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij rasti, ku ka bërë të ditur se nga shpërthimi bombolës së gazit, 14 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:35, ku shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku shpërtheu bombola e gazit në Kçiq të Madh të Mitrovicës (PAMJE)

14 persona kanë mbetur dje të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole në Kçiq të Madh të Mitrovicës së Jugut.

Klan Kosova sot ka dalë në vendin e ngjarjes tek shtëpia në fjalë dhe ka marrë pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat i keni më poshtë.

Policia e Kosovës ka thënë se bombola e gazit ishte në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin anëtarët e një familjeje, përfshirë edhe ata nga diaspora.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhej në njoftimin e policisë.