“20 përqindëshi” mbetet jashtë Rregullores për ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

Grupi punues për përgatitjen e propozimeve për ndryshimet kushtetuese sot njëzëri ka miratuar Rregulloren e Punës për preambulën. Kryetarja e grupit Nikollovska përsëriti qëndrimin se nuk do të diskutohet për heqjen e formulimit 20% për shqiptarët në Kushtetutë, siç ka kërkuar disa herë Aleanca për Shqiptarë ndërsa është potencuar edhe nga Ministri i Drejtësisë Krenar LLoga. Këtë e ka përsëritur edhe Remzi Mehmedi, anëtar i ASH-së në grupin punues, por i pyetur nëse do të dorëhiqet nëse kjo kërkesë nuk vihet për diskutim, Mehmedi tha se është ende herët të paragjykohet për këtë çështje.

“Aleanca për Shqiptarët e ka premtuar disa herë këtë, a do të jepni dorëheqje në qoftë se kjo nuk bëhet?

“Padyshim që Aleanca për Shqiptarët e ka pasur një nga premtimet kryesore, në bazë të së cilës ka marrë edhe atë numër të votave që e ka marrë dhe ne e kemi në kauzën tonë politike dhe do të përpiqemi ta shtyjmë këtë proces”, tha Remzi Mehmedi, anëtarë i grupit punues nga ASh-ja.

Dhe nëse nuk arrini ta shtyni, a do të jepni dorëheqje nga grupi i punës?

“Pse duhet të paragjykojmë diçka, kur ju themi që ne tek tani fillon iniciativa e këtij grupi të punës, të shohim, do të jetë një proces i gjatë që nuk e dimë si do të jetë fundi”, përgjigjet Mahmedi.

Nikollovska tha se grupi i punës ka mandat të punojë dhe përgatisë propozime vetëm për pjesën e kushtetutës që të bëjë me preambulën.

“Ai ndoshta diku është deklaruar ashtu, megjithatë përsëri do ua them atë që sapo e thashë, domethënë shiheni se për çfarë e kemi ne mandatin, mandati ynë nuk është i pakufizuar, mandati ynë është në këtë drejtim, vendimin e ministrit e cila doli pas konkluzave në Kuvend, obligimet që rrjedhin nga ndërkombëtarët për shtetin dhe vendimin e Qeverisë”, deklaroi Margarita Caca-Nikollovska.

Caca-Nikollovska shtoi se nuk mund ta dijë se sa amendamente do të përgatiten gjithsej, por se është e rëndësishme që të gjitha vendimet të jenë të argumentuara ndërsa për t’u marrë një vendim nga ky grup punues, nuk do të nevojitet shumicë absolute, por shumicë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

Ky grup punues u themelua më 26 prill për të përgatitur propozim iniciativën për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe popujt tjerë do të përfshihen në aktin më të lartë juridik të shtetit, bullgarët.