Kovaçevski: Të marrim vendimet së bashku dhe të votojmë për Evropën, për të ardhmen evropiane

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar takim të rregullt me liderët e koalicionit qeveritar.

Në takim në fokus ishin prioritetet strategjike të vendit dhe rëndësia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

„Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju faleminderit për prezencën.

Sot zhvilluam një takim me partnerët e koalicionit, parlamentar dhe jashtëparlamentar, ku i njoftova kolegët e mi për takimet e punës që kam pasur në Nju Jork dhe Uashington.

Përcjell mbështetje të fuqishme dhe të qartë nga SHBA-të për vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Nga Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken, morëm mbështetje dhe falënderime të jashtëzakonshme për të qenë një aleat dhe partner i dëshmuar i SHBA-ve, BE-së dhe NATO Aleancës. Në takime u konfirmua edhe mbështetja e vazhdueshme e fuqishme që kemi marrë nga SHBA-të që nga pavarësia e deri më sot.

Maqedonia e Veriut, si vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që filloi Dialogun Strategjik me SHBA-të, mbetet një partner i qëndrueshëm, strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve, në planin dypalësh por edhe shumëpalësh në NATO, i fokusuar në përkushtimin e përbashkët për siguri, liri dhe prosperitet demokratik.

Sot më shumë se kurrë deri më tani është e rëndësishme që Evropa të mbetet e bashkuar, e plotë, e lirë dhe në paqe, me partnerët tanë strategjik SHBA-të, u pajtuam që kjo nuk është e mundur pa integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor në familjen evropiane.

Pikërisht për këtë arsye, integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut, zhvillimi i saj demokratik, siguria dhe stabiliteti janë veçanërisht të rëndësishme për partnerët tanë strategjik SHBA-të.

Në këtë kontekst, me partnerët e koalicionit në takimin e sotëm u dakorduam se është qëllim strategjik që vendi të ec para, të lëviz me botën demokratike dhe progresive.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s, vend që kryeson me OSBE-në, punojmë me fokus dhe për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të thotë kushte më të mira të jetesës dhe standard më i mirë jetësor.

Qëllimi jonë strategjik është anëtarësim i plotë në BE deri në vitin 2030. Dhe në këtë qëllim na mbështesin edhe partnerët tanë strategjik.

Nga ana tjetër, ata që e bllokojnë vendin tonë drejt rrugës evropiane, duhet të vendosin si më tej. VMRO-DPMNE-ja do të duhet të vendos nëse do të bëhet pjesë e bllokut evropian ose do të mbetet nën pengun e Së Majtës.
Shumë shpejtë do të vendosin nëse do të kapin trenin e fundit dhe do të bëhen pjesë e bllokut proevropian i cili sjell vendime për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në këtë kontekst edhe përfaqësuesi i lartë i SHBA-ve, z. Gabriel Eskobar, dërgoi mesazh të qartë – opozita nuk duhet të më jep mbështetje mua, duhet ta mbështesin të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë. Ndërsa qytetarët tanë duan të jetojnë në BE, por këtu, në vend, në Maqedoninë e Veriut, vend anëtar i BE-së.

Opozita refuzon të bëhet pjesë edhe në grupin e punës për përgatitjen e amendamenteve kushtetuese, njëjtë siç refuzuan dhe ishin kundër të gjitha proceseve të rëndësishme në shtet. Por megjithatë, bëj thirrje për transparencë dhe përgjegjësi politike dhe i ftoj të gjitha partitë dhe aktorët në shoqëri të bëhen pjesë e realizimit të qëllimeve strategjike në shtet.

Së bashku ti sjellim vendimet dhe së bashku ta sigurojmë të ardhmen evropiane.

Nuk kemi kohë për të humbur, vazhdimi i rrugës evropiane është shans historik të cilin nuk jam i sigurt që do ta kemi përsëri, shans i cili duhet të shfrytëzohet tani dhe menjëherë.

Ne kaluam 11 vite në kërkimin e mënyrave alternative për zhvillimin e shtetit dhe kyçjen drejt integrimeve euroatlantike. 11 vite të sundimit të VMRO-DPMNE-së u treguan se shteti përfundoi në qorrsokak dhe në izolim.

Tani, kur shteti ka sjell një sërë vendimesh të vështira, falë kësaj Qeverie, kur shteti është më anëtar i NATO-s, kur kryeson me OSBE-në, kur jemi vend i njohur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, vend faktor i stabilitetit të Ballkanit, kur nga vend shfrytëzues i misioneve paqësore, u bë vend në të cilin mbahen bisedime paqësore – shansin duhet ta shfrytëzojmë!

Por, në një gjë jam i sigurt. Maqedonia e Veriut do të ec para.
Anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030 është ambicioz, por qëllim i arritshëm për shtetin

Ndërsa ky koalicion qeveritar është stabil dhe fuqishëm i bashkuar dhe do ta realizojë atë qëllim.

Ju faleminderit”.