Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut (Video)

Shpërndaje

Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00, transmeton Telegrafi.

Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës, Katarina Axhançiq, nga radhët e komunitetit serb.

Para fillimit të seancës ku u betua Atiq, në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut u vendos edhe flamuri i shtetit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.

Ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq

Është mbajtur ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq. I pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.

Nexhat Uglani, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut duke iu drejtuar të pranishmëve në gjuhën serbe dhe shqipe tha se të pranishëm janë 13 delegatë dhe është kuorum i mjaftueshëm për ceremoninë e betimit.

Ndryshe, Atiq fitoi zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës në zgjedhjet e 23 prillit.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, fitoi rreth 550 vota ose 66 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ishte 3.47 për qind e trupit zgjedhor.

Në ditën kur pritet betimi i kryetarit të ri në veri të Mitrovicës, shtetet e QUINT-it sërish u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konflikt.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar thuhet se më 23 prill, në veri të Kosovës u mbajtën katër zgjedhje për kryetar komune dhe dy zgjedhje për asamble komunale, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se pas bojkotit nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna, gjersa u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione.

Kryetari Erden Atiq flet para mediave

LIVE – Erden Atiq flet për herë të parë pas betimit

LIVE nga Mitrovica e Veriut – Nis ceremonia e betimit të kryetarit të ri