Maqedoni

Pesë vite pa Abdilaqim Ademin, Ahmeti: Një politikan shembull

Shpërndaje

Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademi, bashkëpartiakë, miq e bashkëpunëtorë kanë kujtuar veprën dhe jetën e tij.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra, drejtorë dhe bashkëveprimtarë vendosën kurora më lule tek varri i ish-Ministrit Ademi në fshatin Shemshovë.

Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohje për gjithë punën e të ndjerit, duke e cilësuar si një ndër bashkëpunëtorët që dha kontribut të jashtëzakonshëm në proceset progresive të vendit.

Ndër te tjera, Ahmeti shkruan se Abdilaqim Ademin mbetet një politik shembull për të gjitha virtytet që ka poseduar si intelektual.

Postimi i plotë:

U bënë 5 vite pa mikun, bashkëveprimtarin tim të veprimit politik, Abdylaqim Ademin.
Sot në vendprehjen e tij në Shemshovë evokuam bashkë me familjarët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij kujtimet mbi ato vite të jetës që i kaluam bashkë me të, kontributin e jashtëzakonshëm të tij në proceset përparimtare të vendit.
Abdylaqimi për ne mbetet shembulli i fisnikërisë, sinqeritetit dhe punës së palodhur në shërbim të së mirës së përgjitshme!
Qoftë i paharruar kujtimi për të!