Protestë e gazetarëve: Të solidarizuar për më shumë të drejta të punëtorëve mediatik

Shpërndaje

“Fyerja e gazetarëve është nënçmim i qytetarëve”, “Punojmë për qytetarët, jo për politikanët”, “Nëse kufizon lirinë tonë, rrezikoni tuajën”, “Pa mediat lokale e vërteta nuk është e plotë”, janë vetëm disa nga mesazhet që gazetarët dhe kameramanët sot i dërguan para Qeverisë dhe Kuvendit.

Në ditën kur shënohet 77 vjetori i ekzistencës së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë,SHGM dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SPGPM), së bashku e shprehën pakënaqësinë e tyre për sulmet ndaj gazetarëve, ofendimet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrencën jo lojale, kushtet jo të sigurta në të cilat punojnë gazetarët, situata e keqe socio-ekonomike.

Mesazhet e SHGM-së dhe SPGPM-së u dërguan përmes një fjalimeve publike të kryetarëve të shoqatave si dhe gazetarëve dhe punonjësve të mediave që ishin viktima të sulmeve fizike dhe verbale.

Kërkesat janë dorëzuar deri te Qeveria dhe Kuvendi i RMV-së:

· Të ndalet tendenca negative komunikimit nënçmues nga ministrat, drejtorët, politikanët

· Fund për PR-in agresiv shtetëror

· Mbështetje në drejtim të gjetjes së zgjidhjes sistematike për përmbajtje cilësore gazetareske dhe paga dinjitoze për kolegët nga qytete tjera të vendit.

· Sigurimi i kushteve për produkte cilësore profesionale të gazetarisë, për mediat tradicionale por edhe të ato të rejat

· Zbatimi i ligjeve të rëndësishme në sferën e gazetarisë me qëllim që të sigurohet funksionim i pavarur i servisit dhe rregullatorit publik.

· Zbatimi i shpejtë dhe efikas i ligjeve të cilat e trajtojnë sigurinë e gazetarëve

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski në fjalimin e tij para kolegëve dhe mediave theksoi:

“Kërkojmë respekt për profesionin e gazetarit, askush nuk guxon të na nënvlerësojë dhe ofendojë sepse ne punojmë për qytetarët. Dolëm për të ju rikujtuar se gazetaria është e mirë publike, ajo nuk I takon Qeverisë, as opozitës, as e partive e as pronarëve të mediave, por ajo është e gazetarëve. Nuk mundet kështu më… Ligjet e rëndësishme për media nuk po zbatohen, zyrtarët publikë kanë një qëndrim nënvlerësues ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, PR-et shtetërore po marrin përsipër punën e gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve. Qeveria ka krijuar redaksinë më të madhe. Institucionet shtetërore dhe drejtuesit e tyre e kanë problem të kuptojnë se nuk është transparencë kur pret me ditë të tëra përgjigje dhe merr një pamflet për njoftim. Mediat lokale dhe rajonale punojnë në prag të mbijetesës, siguria e gazetarëve nuk është në nivelin në të cilin do të donim të ishte. Kjo duhet të ndryshojë.”

Kryetari i SPGPM-së Pavle Bellovski iu drejtua të pranishmëve me fjalët: “Si po kalbet thelbi i profesionit tonë. Ata punojnë në kushte vërtet të vështira, me staf më të vogël, me paga të ulëta dhe gjendja e tyre social-ekonomike është e palakmueshme. Prandaj gjithnjë e më shumë ndjehet mungesa e temave lokale, raporteve nga bashkësitë lokale, e cila paraqet një mangësi serioze në një demokraci. Ne besojmë se është më se urgjente të miratohen vendimet për përmirësimin e situatës në të cilën gjenden gazetarët dhe punonjësit e medias Brenda vendit. Zgjidhje të cilat do të jenë sistematike, ligjore dhe jo të pjesshme. Zgjidhje me të cilat punëdhënësit do të kenë cilësi ndërsa kolegët tanë siguri. Ne kërkojmë kushte, jo mëshirë. ”

Të pranishmëve mediatikë para Kuvendit iu drejtuan Senat Zulbeari- nënkryetar i SHGM-së, gazetaret Sashka Cvetkovska, Dushica Mrgja, Slavica Filipovska, Zhaneta Zdravkovska ndërsa Vedut Osmani nga seksioni i kameramanëve në emër të qendrave rajonale të SHGM-së. U dërguan mesazhe për të zgjidhur disa nga sfidat me të cilat përballen gazetarët, për të ndalur proceset gjyqësore ndaj tyre si dhe për të përmirësuar kushtet në të cilat punojnë gazetarët e rinj në të gjithë territorin e vendit.