Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun dhe muzeun përkujtimor të paqes në Hiroshima, Japoni. Kryeministri e konsideroi një përvojë të mahnitshme vizitën në Japoni dhe mundësinë për të njohur nga afër njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi.

“Por përtej çdo gjëje të bukur të vizitës time këtu së bashku me bashkëshorten dhe djalin tonë 8-vjeçar, kjo është pika kulmore e vizitës në Japoni, sepse është një përvojë e veçantë e njerëzimit dhe për njerëzimin. Dhe unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë si një mësim. Asnjë nuk duhet as ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore, ashtu siç luan me lodrat e fëmijëve. Dhe nuk duhet as të ketë kërcënime ndaj qytetërimit tonë me bomba bërthamore”, tha Rama.

Kryeministri tha se, ndjehet i nderuar që viziton këtë vend që ka vuajtur, ka ndjerë dhembje dhe që ka një histori unike.

“Për mua personalisht, për bashkëshorten dhe djalin tetë vjeçar, do të jetë diçka që do ta kujtojmë dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë dhe përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez”, tha Rama.

Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore!
“Mendoj se kjo është e gjitha një përvojë. Natyrisht, duke pasur privilegjin e vënies së luleve aty. Është nder. Ndihem i përulur dhe shumë falënderues që kjo u bë e mundur. Përsëri është e njëjta përvojë unike. Dhe unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë. Unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin dhe ta vizitonin këtë vend. Kjo sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri ka më shumë se një mijë faqe mësim historie”, tha ai.

Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore!
Kryeministri Rama theksoi se “kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave”.

Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore!
“Por, ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë edhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qarte se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë”, shtoi ai.