Studentët protestojnë sot kundër Asociacionit
Parlamenti Studentor organizon protestë kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kjo ngjarja mbahet sot, më 15 shkurt.
“Asociacioni njetnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.
Protestuesit do të mblidhen në oborrin e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, në orën 16:00, për të marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.