Maqedoni

Taravari takohet me Kovaçevskin, ja çka biseduan

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari sot ka pritur në takim kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Postimi nga Taravari:

Sot prita në takim kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski. Në takim folëm për gjendjen politike në të cilën gjendet vendi dhe stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

Në këtë drejtim, qendrimi ynë i përbashkët ishte se Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave, si dhe investime dhe projekte te perbashkëta kapitale për Gostivarin në të ardhmen.

Së bashku me kryministrin, morëm pjesë në dhurimin e çelësave për 45 banesa sociale për po aq familje me rrezik social nga Gostivari. Së shpejti do të dhurohen edhe 25 banesa të tjera për kategori të ndryshme sociale.

Me këtë rast theksova se të gjitha projektet që realizohen janë të rëndësishme për qytetarët tanë, por projektet për kategoritë sociale janë më të veçanta për mua dhe gjithmonë e them që sado të bëjmë për këta njerëz, përsëri është pak.

Urime familjeve, t’i gëzojnë banesat e tyre vetëm për gëzime e momente të mira!